11:06 / 17.10.2019
Rama në Bruksel, takon komisionerin Hahn në prag të vendimmarrjes së KE-së
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bruksel një takim me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn.
Takimi zhvillohet në prag të vendimmarrjes së Këshillit Evropian për çeljen e negociatave.
“Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Evropian”, tha sot Rama, i cili ndodhet në Bruksel.
Këshilli Evropian mblidhet sot (17-18 tetor) për të vendosur për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit Evropian çeljen e negociatave pa kushte, ndërkohë që shumica e vendeve anëtare janë shprehur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë.























