Nicki Minaj thotë se rikthehet në bashkëpunim me këtë këngëtare
BKT
Magazina

Nicki Minaj thotë se rikthehet në bashkëpunim me këtë këngëtare

Reperja e njohur, Nicki Minaj para një muaji kishte paralajmëruar se do të pensionohej nga muzika për të krijuar një familje dhe të përkushtohej ndaj tyre.

Këngëtarja së fundmi tha gjatë një interviste për Entertainment Tonight  se ka bashkëpunuar me Adele dhe se klipi tanimë është xhiruar.

E kjo deklaratë ka elektrizuar fansat të cilët mezi prisnin që kënga të publikohet.

Mirëpo,  të mërkurën reperja njoftoi  në llogarinë e saj në Twitter se ishte vetëm një shaka, shkruan Billboard.

 "Mendova se të gjithë e dinin se ishte sarkazëm ", duke shtuar “Tani, më duhet të shkoj në studion e Adele dhe të vjedh disa dosje. Kush është në Mbretërinë e Bashkuar? Kam një punë për ju".


MË SHUME NGA Magazina