Lady Gaga rrëzohet nga skena gjatë vallëzimit me një fans
Sharr Travel

Lady Gaga rrëzohet nga skena gjatë vallëzimit me një fans

Lady Gaga padyshim që është duke u mjekuar nga lëndimet e lehta që i pësoi pas rënies nga skena në Las Vegas.

Këngëtarja është rikthyer në skenën ku për herë të fundit interpretoi në muajin qershor, për të vazhduar me koncertet e reja.

Mirëpo, nata hapëse ishte krejt e pazakontë. 33-vjeçarja vendosi të ftonte një prej fansave në skenë, me të cilin bëri një vallëzim.

Porse, ajo zgjodhi të bënte një vallëzim të pazakontë duke u hedhur mbi fansin me këmbët përreth belit të saj.

Mirëpo, derisa po vallëzonin, ai e humbi baraspeshën dhe të dy ranë nga skena, ndërsa fansi ra mbi këngëtaren.