Pesë vite shkollë në duar të nënës
Kaltrina Rexhepi
Kosova që nga viti 2008 kur edhe shpalli Pavarsinë e saj kërkon liberalizimin e vizave dhe liri të lëvizjes në shtetet e Bashkimit Evropian.
Por, një shtet që synon liri të lëvizjes pa kufizim, me apo pa vetëdije po iu krijon kufizime të lëvizjes personave me nevoja të veçanta, atyre që janë përdorues të karrocave.
Në Kosovë shumica e institucioneve, shkollave, universiteteve e deri tek rrugët e trotuaret krijojnë pengesa të lirisë së lëvizjes për përdoruesit e karrocave.
Në Kishnicë të komunës së Graçanicës, është një nxënës i shkollës fillore i cili ëndërron që një ditë të përfundojë universitetin dhe të punësohet.
Ky ëshë Festimi, nxënës i klasës së pestë, i cili asnjëherë që nga fillimi i shkollës nuk ka pasur mundësi që në shkollë të hyjë vetë, pa ndihmën e dikujt dhe atij t’i krijohet qasje e lëvizjes.
Nënës së Festimit i duhet të shkojë dy herë në ditë e ndonjëherë edhe më shpesh, që ta dërgojë e edhe ta marrë Festimin nga shkolla. Kjo shkollë përveç që s’ka pjerrinë të lëvizjes për Festimin, ajo ska as ËC të përshtatshmë për të.























