Messi: Ja pse e refuzova kontratën e re te Barcelona
BKT
Sport

Messi: Ja pse e refuzova kontratën e re te Barcelona

Gjatë intervistës së dhënë për “Radio Metro”, Lionel Messi ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e tij.

“Është e vërtetë që Barcelona më ka ofruar një kontratë të përjetshme, por e refuzova unë! Nuk dua kontratë që të më lidhë, të më detyrojë”.

“Dua të bëj më të mirën dhe luftoj për objektivat. Mund të jetë për gjithë jetën, por jo sepse kam kontratë. Por, këtu do të qëndroja gjithë jetën”.

Më pas Messi ka folur edhe për Neymarin, duke hapur “thesin”: “Është e vështirë të largohet nga Parisi, për mënyrën se si e la Barcelonën. Ka persona këtu në klub që nuk duan që ai të kthehet. Nga ana sportive, Neymar është ndër më të mirët, por kuptohet edhe pjesa tjetër”.

Në fund, ylli argjentinas ka thënë dy-tri fjalë edhe për Cristiano Ronaldon: “Ishte e bukur kur luante në La Liga, sidomos El Clasico, që merrte vlera të tjera”.