Rikthehen emocionet e La Ligës, spikat dueli Atletico -Valencia
Rikthehet La Liga, rikthehet dhe spektakli në elitën e futbollit spanjoll.
“El Clasico” i javës i ardhshme u shty për një datë tjetër për shkak të trazirave që po ndodhin sëfundmi në Katalunjë, por pavarësisht Barça dhe Reali do të vazhdojnë duelin në distancë duke nisur që nga kjo e shtunë.
Në orën 13:00 skuadra e Ernesto Valverdes udhëton në transfertën baske ndaj Eibar. Në letër është një ndeshje e lehtë për blaugranat por në fushë mund të rezultojë e vështirë pasi në 10 takime që ka zhvilluar në total ndaj Barcelonës që nga momenti që është bërë pjesë e La Ligas, Eibari është mposhtur në 9 raste dhe e regjistron vetëm një barazim ndaj Barçës atë 2-2 të ndeshjes së fundit mes tyre. Me një fitore Barça do të ngjitej paraprakisht në vendin e parë në pritje të sfidës që do të zhvillojë Reali i Madridit në mbrëmje ndaj Mallorcas. Los Blancos do të tentojnë të marrin fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit për të ruajtur edhe kreun e renditjes.
Një sfidë tjetër shumë interesante e javës së 9-të të La Ligas është ajo mes Atleticos së Madridit dhe Valencias. Në orën 16:00 në Ëanda Metropolitano skuadra e Simeones do të kërkojë me të gjitha mënyrat të rikthehet te fitorja në kampionat pas dy barazimesh rresht. /SS/























