Nuk respektojë rregullat, Dortmund lë jashtë Sancho-n
BKT
Sport

Nuk respektojë rregullat, Dortmund lë jashtë Sancho-n

Pavarësisht rëndësisë që ka në fushën e lojës, klubet gjermane veprojnë me dorë të hekurt ndaj futbollistëve që thyejnë rregullat e vendosura prej tyre.

Kjo i ka ndodhur së fundmi dhe lojtarit më të mirë të Dortmund, Jadon Sanchos. 19 vjeçari u kthye me vonesë nga grumbullimi me kombëtaren e Anglisë, dhe për këtë arsye klubi i Dortmund vendosi që ta lërë jashtë për ndeshjen e sotme  ndaj Borusia Monchengladbach.

Kështu, “verdhezinjtë” iu ka dhënë një mesazh edhe pjesës tjetër të lojtarëve se rregullat duhen respektuar dhe se asnjë nuk është i privilegjuar.