16:44 / 20.10.2019
Konfirmohet interesimi i Barcelonës për Koemanin
Trajneri holandez e ka bërë publike ambicien e tij që një ditë të menaxhojë gjigandët spanjollë, të cilët i përfaqësoi në vitet 90.
Ronald Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij duke e lejuar atë të transferohet në Barcelonë, megjithëse federata holandeze shpreson ta bindë atë të qëndrojë deri në Kupën e Botës 2022.
Koeman bëri 264 paraqitje në gjashtë sezone në “Camp Nou” gjatë karrierës së tij.























