Pochettino kërkon më shumë kohe
BKT
Sport

Pochettino kërkon më shumë kohe

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i lumtur me barazimin ndaj Watfordit.

Tottenham është duke vuajtur këtë sezon, pasi nuk po kaloj kohë të mirë që nga humbja në sezonin e kaluar në finalen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon ata kanë humbur ndaj Colechester në Carabao Cup, janë poshtëruar nga Bayern Munih (2-7) dhe kanë qenë në presion për 80 minuta nga Watford, të cilët nuk kanë ndonjë fitore këtë sezon.  Kjo ka bërë që kritikat e mëdha të vazhdojnë për teknikun argjentinas, i cili ka kërkuar më shumë kohë për t’ia rikthyer besimin lojtarëve.

“Do të jetë mirë ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve. Do të jetë e vështirë. Klubi ka nevojë të rifitojë besimin. Është sezoni im i gjashtë këtu. Është situatë që mund të zgjidhet, por na duhet kohë. Është vështirë nga 0 të jesh në 100. Të gjithë së bashku mund të rikthehemi për një kohë të shkurtër”, deklaroi ai.