17:01 / 20.10.2019
Meunier ndërron mendje, vendos të qëndrojë te PSG-ja
Thomas Meunier duket se ka ndryshuar mendje dhe nuk do të largohet nga Paris Saint Germain.
Mbrojtësit i përfundon kontrata në përfundim të këtij sezoni dhe duket se është drejt rinovimit me kampionët e Francës.
Në fakt pak kohë më parë, kur drejtuesit e klubit i ofruan kontratën e re, belgu kërkoi më tepër kohë për të vendosur, diçka që tashmë e ka bërë.
28-vjeçari ishte një objektiv konkret i Juventusit në merkaton e verës së ardhshme, duke qene se ishte një mundësi e mire për t’u afruar me parametra zero.























