Arsenali gati të paguajë këtë çmim për Ceballos
BKT
Sport

Arsenali gati të paguajë këtë çmim për Ceballos

Arsenali ka treguar shifrën për të blerë mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos.

Ceballos është huazim te “Topçinjtë” dhe i ka thënë presidentit të Realit, Florentino Perez se dëshiron të qëndrojë.

Arsenali është i gatshëm të bëjë biznes për 35 milionë, por Perez insiston që duhet të paguajnë më shumë.

Reali kërkon se paku 40 milionë euro për të lejuar spanjollin gjatë afatit dimëror.

Arsenali këtë sezon është në vendin e pestë në tabelë me 15 pikë, në tetë ndeshje që ka zhvilluar.