Lallana shpëton Liverpulin nga humbja e parë në Premierë Ligë
BKT
Sport

Lallana shpëton Liverpulin nga humbja e parë në Premierë Ligë

Futbollistët e Manchester United ishin pranë afër t’ia shkaktojnë humbjen e parë Liverpool këtë sezon, por mysafirët në fund nuk lejuan një gjë të tillë.

Trajneri Jurgen Klopp asnjëherë deri më tash si mysafir nuk ka arritur të shënojë fitore kundër United dhe kjo u përsërit edhe në ndeshjen e sotme në “Old Trafford”.

Rashford solli vendësit në epërsi në minutën 36, me të cilin rezultat 1:0 përfunduan edhe 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Liverpool ishte më energjik në fushë dhe tentoi për të barazuar shifrat, për t’iu shmangur humbjes së parë në edicionin e ri të garave në Premier Ligë.

Kjo i shkoi përdore vetëm pesë minuta para përfundimit të takimit kur Lallana shënoi golin e barazimit.

Liverpul para derbit me United kishte shënuar gjithsej tetë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe ky është barazimi i parë në sezonin e ri, duke vazhduar të qëndrojë në vendin e parë në tabelë me 25 pikë, derisa United renditet në pozitën 13 me dhjetë pikë.