Basha kërkon zgjedhje: Qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së V.
BKT
Shqipëri

Basha kërkon zgjedhje: Qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së V.

Partia Demokratike kërkon zgjedhje të parakohshme, njëjtë si në Maqedoninë e Veriut. Kreu i demokratëve Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu, deklaroi se qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë për dështimin e negociatave dhe t`ia kthejë mandatin popullit shqiptar.

"Është koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t'ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor. Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj.Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane", tha ai transmeton oranews.

Sipas Bashës, BE me 18 tetor refuzoi qeverinë Rama dhe jo Shqipërinë.

"Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan ti bashkohen BE. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte. Situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues", tha Basha. 

Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtësisë e të inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian siç deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë me i fortë se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Në Europë shkohet duke ndërtuar fillimisht standartet europiane në vendin tënd.


MË SHUME NGA Shqipëri