11:28 / 21.10.2019
Tottenham nuk heq dorë nga Eriksen
Tottenham nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori Christian Eriksen.
Danezi ka refuzuar kontratën e re me dëshirën për t’iu bashkuar Real Madridit.
Mirëpo, sipas mediave angleze, drejtuesit e Spurs nuk po heqin dorë nga ylli i skuadrës.
Gjiganti anglez ka kohë deri në verën e ardhshme për ta bindur mesfushorin të vazhdojë të qëndrojë.
Klubet e tjera të interesuara janë Bayern, PSG dhe Juvenuts.























