20:42 / 21.10.2019
Ibrahimoviç: Messi do të pensionohet në Barcelonë
Ylli i La Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç, beson që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të përfundoj karrierën në Barcelonë.
Messi ka thënë se nuk do të nënshkruaj kontratë të gjatë me klubin blaugranas, pavarësisht që është i lumtur në “Camp Nou”.
Suedezi beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdoj të qëndrojë në Barcelonë.
“Për mua, ai asnjëherë nuk do ta ndryshoj skuadrën”, deklaroi ai.
Ndërsa për të ardhmen e tij, Ibra ka pranuar që ky është sezoni i tij i fundit në Amerikë.























