23:10 / 21.10.2019
Reali sytë kah Sancho e Haaland
Real Madrid është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Dortmundit, Jadon Sancho dhe të Red Bull Salzburg, Erling Haaland.
Sancho ka qenë ndër lojtarët më të mirë në çdo ndeshje për Dortmundin që nga koha kur është transferuar në vitin 2017.
Sancho u transferua në Dortmund nga City për 8 milionë euro, ndërsa vlera e tij për momentin ka arritur 100 milionë euro.
Nga ana tjetër Haaland është në formë të shkëlqyer këtë sezon pasi ka shënuar 19 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat.
Reali nuk ka mbaruar me rindërtimin e skuadrës dhe dy lojtarët po shihen si lojtarët e duhur.
Për të dy lojtarët interesim të madh po shfaq edhe United që disa muaj.























