Grupi social-demokrat në PE: Hapje të negociatave për Shqipërinë
Kryetarja e grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian (S&D), Iratxe Garcia Perez deklaroi sot se, “BE humbet besueshmërinë kur kërkon reforma nga fqinjët dhe i lë ata të presin te dera pasi ata i janë përgjigjur”.
Duke folur në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian ku po diskutohet mbi zhvillimet e mbledhje së Këshillit Evropian të 17 dhe 18 tetorit, Iratxe Garcia Perez u shpreh se grupi që ajo drejton vazhdon të mbështesë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“BE humbet besueshmërinë kur kërkon reforma nga fqinjët dhe i lë ata të presin pasi ata i janë përgjigjur. Ne vazhdojmë të mbështesim fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Iratxe Garcia Perez. /ATSh























