Punëtorët teknikë të UP sërish në protestë, kërkojnë pagë minimale 350 euro

Punëtorët teknikë të UP sërish në protestë, kërkojnë pagë minimale 350 euro

Punëtorët teknikë të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë sërish po protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Protestuesit po protestojnë që paga minimale e tyre të jetë 350 euro.

Sipas tyre, punëtorët teknik po diskriminohen andaj kanë vendosur të mos kryejnë detyrat e tyre nëse nuk u plotësohen kërkesat. EO

Kryetari i sindikatës Jusuf Azemi, tha se punëtorët nuk qëndrojnë më me 250 euro pagë.

Ai ka paralajmëruar grevë nga java e ardhshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Ne kërkuam që paga të jetë 350 euro ndërsa arsyetimi i Rektoratit ishte se mungon buxheti. Po bëjmë me dije që ne për herë të fundit po protestojmë dhe hapi jonë i ardhshëm është ndërprerja e plotë e punës deri sa nuk realizohen këto kërkesa. Kemi ardhë patjetër që paga jonë të jetë 350 euro ose ne do të fillojmë me këtë presion. Shumica e punëtorëve janë të hospitalizuar prej detergjenteve dhe normalisht që e meritojnë këtë rritje të pagës përndryshe do të hyjmë në grevë. Ne nga java tjetër do të hyjmë në grevë dhe nuk do të kemi kohë të caktuar. Ne kërkojmë që pagat tona të jenë pesë herë më të vogla se të Rektoratit sepse edhe ne meritojmë dhe stazhi duhet të paguhet”, tha Azemi.

Kryetari i Punëtorëve të Sigurimit, Rexhep Gashi, tha se nuk do të ndalen me protesta dhe grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Është shumë e vërtetë që të gjithë punëtorët e duan këtë dhe ne do të dalim vazhdimisht deri sa të plotësohen këto kushtet. Nëse na pranon Rektorati të flasim me ta ne padyshim që do të bisedojmë për një marrëveshje”.

Kryetari i Shoqatës së Punëtorëve Teknik, Hysni Gashi, ka paralajmëruar grevë ngase siç tha ai neglizhimi po vazhdon dhe nuk po përfillen kërkesat e tyre.

“Stazhi i punëtorëve nuk po ecë. Në rast se nuk rriten pagat dhe nuk merr ndonjë veprim ne do vazhdojmë. Numri i punëtorëve teknik është 133 dhe për momentin aktiv 100. Ne së bashku me punëtorët teknik do të ulemi dhe të bisedojmë për grevën”.


MË SHUME NGA Aktuale