11:59 / 22.10.2019
Vera ‘sfidon’ Ritën, nënë e bijë duken mahnitëse
Rita Ora e ka trashëguar bukurinë e saj nga nëna e saj, Vera.
Edhe përkundër moshës, nëna e këngëtares është në formë të shkëlqyer dhe çdo herë duket bukur, shkruan Indeksonline.
Së fundi Vera e ka shoqëruar Ritën në eventin e markës së njohur ‘Cartier’ teksa të dyja shkëlqenin me pamjen.
Të veshura me stil dhe unikë, Rita dhe Vera mahnitën me paraqitjen derisa rrëmbyen gjithë vëmendjen.
“Si një nënë ti befasisht e kupton që fëmijët e tu një ditë bëhen të rritur dhe ata të ndihmojnë në rrugën e jetës dhe dashurisë”, ka shkruar Vera në imazhin ku shihet përkrah të bijës.























