Jennifer dhe Alex kalojnë një natë ndaras, por bashkë me fëmijët e tyre
E diela ishte një natë familjare për Jennifer Lopez dhe familjen e saj.
Këngëtarja dhe balerina, 50 vjeçare, kaloi mbrëmjen duke u përqafuar me vajzën e saj 11 vjeçare, Emme, në një natë të qetë.
Lopez ndau një postim të ëmbël të çiftit në shtrat, duke e përshkruar atë si “Nata e diel …” me në Instagram, njofton Klan Kosova.
Lopez është nënë e dy binjakëve 11-vjeçar Maximilian “Max” David dhe Emme, të cilët i ka me ish-burrin Marc Anthony.
Gjithashtu duke kaluar ca kohë me vajzat e tij të dielën ishte edhe i fejuari i Lopez, Alex Rodriguez.
Ish-ylli i MLB, 44 vjeçar, mori dy vajzat e tij, Natashën dhe Ellën – nga martesa e tij me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis – për një darkë jashtë.
“Çfarë mund të jetë më e mirë se kjo?? Babi më i lumtur në tokë”, shkroi Rodriguez në një foto të tij bashkë me dy vajzat.
























