KPK: Prokurorët dhe stafi mbështetës të angazhuar në zgjedhje shpërblehen

KPK: Prokurorët dhe stafi mbështetës të angazhuar në zgjedhje shpërblehen

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që 100 prokurorët e angazhuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit dhe stafi tjetër mbështetës të shpërblehen me nga 50 euro, raporton Ekonomia Online.Bahri Hyseni, kryesues i KPK-së, tha se në këtë fazë nuk kanë buxhet, por që të angazhuarit duhet që të kompensohen në bazë të ligjit.“Kompensimi i stafit civil është i rregulluar me ligj, mjete nuk ka, por le të marrim një vendim që nëse në të ardhmen KPK-ja ka mje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që 100 prokurorët e angazhuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit dhe stafi tjetër mbështetës të shpërblehen me nga 50 euro.

Bahri Hyseni, kryesues i KPK-së, tha se në këtë fazë nuk kanë buxhet, por që të angazhuarit duhet që të kompensohen në bazë të ligjit.

“Kompensimi i stafit civil është i rregulluar me ligj, mjete nuk ka, por le të marrim një vendim që nëse në të ardhmen KPK-ja ka mjete atëherë ata do kompensohen. 50 euro për secili të angazhuar”.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 6 tetor 100 prokurorë ishin të angazhuar në 38 komuna të vendit.