Ngritet aktakuzë ndaj një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje

Ngritet aktakuzë ndaj një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Q.R., për shkak të veprës penale parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri në ditën e zgjedhjeve më 6 tetor, rreth orës 9h, duke qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Këshillit iniciues të kësaj partie, në pikën e votimit në Pozharan, në mënyrë të kundërligjshme ka ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesit, në atë mënyrë që në oborrin e shkollës së mesme ‘’Kuvendi i Manastirit’’, e kishte ndalë bashkëfshatarin e tij L.A., me ç’rast të njëjtit i kishte dhënë dy letra, njëra me numrat e kandidatëve të Vetëvendosjes dhe tjetra si fotoalbum me të gjithë kandidatët për deputetë nga ana e kësaj partie, me qëllim që i njëjti të votonte për kandidatët e këtij subjekti politik, të preferuar nga i pandehuri.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale.


MË SHUME NGA Aktuale