Osmani pret në një takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Osmani pret në një takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, takoi ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

“Osmani falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritashme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese. Njëkohësisht, znj. Osmani e njoftoi ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës. Znj. Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor”, thuhet në njoftimin për media.

Ambasadori Sardi uroi Osmanin për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë.