​“Odegaard ka filluar karrierën në mënyrë të mrekullueshme”
BKT
Sport

​“Odegaard ka filluar karrierën në mënyrë të mrekullueshme”

Legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro ka thënë se Martin Odegaard, ka filluar karrierën në formë të mrekullueshme.

Odegaard këtë sezon është huazuar nga Real Sociedad, pasi nuk ka gjetur vend në formacionin e Zidanes.

Hierro mendon se karriera e tij do të vazhdojë në mënyrë brilante, pasi ka talent.

“Mendoj që Reali ka bërë punë fantastike kur e transferuar në moshën 16-vjeçare. Ishte i ri, por kishte talent dhe kishte nevojë për kohë. Ka filluar karrierën në mënyrë brilante, është djalosh i mirë”, deklaroi ai.