09:10 / 23.10.2019
Dy reperët e njohur nga Londra, bashkëpunojnë me brendin kosovar
Brendi me bazë në Prishtinë, “Injured Generation”, janë brend i cili merren me dizajnin ‘hand-made’ të atleteve Air Force 1.
Ata kane bashkëpunuar me shumë artistë të njohur vendorë si: Capital T, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Kida, Dj Dagz, Dj Geek etj.
Por kësaj here, ata tashmë kanë arritur të bashkëpunojë edhe me dy rep-artistët e famshëm nga Londra, Headie One dhe RV.
Qëllimi i bashkëpunimit është shfaqja e dy kulturave të qyteteve përkatëse dhe zgjerimi i njohjes së brendit nga Prishtina edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Në ditët në vijim, Injured Generation do të prezantojë koleksioni Vjeshtë/Dimër 2019.























