38 persona në ditë emigruan gjatë 2019-ës nga Shqipëria
BKT
Shqipëri

38 persona në ditë emigruan gjatë 2019-ës nga Shqipëria

Në një ditë nga vendi largohen 38 emigrantë më shumë se ato që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtyre të dhënave, mesatarisht emigracioni neto në një muaj është 1,140 persona që largohen.

Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 2,500 persona sipas të dhënave të “World Population Review”.

Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, teksa vendi edhe gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur shtesë natyrore pozitive këtë vit.

Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, teksa kanë vdekur 63 persona në ditë.

Numri i vdekjeve dhe emigracionit neto kalon numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie në terma të përgjithshëm. Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara Shqipëria u pakësua më 9 persona në ditë gjatë vitit 2019.

Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet për dy arsye kryesore emigracioni neto ende në nivele të larta dhe numri i ulët e lindjeve. Gratë në Shqipëri lindin më pak se mesatarja 1.7 fëmijë për grua, teksa pritet shumë shpejt që numri i vdekjeve të kapërceje numrin e lindjeve duke e çuar vendin në një shtesë natyrore negative.


MË SHUME NGA Shqipëri