10:37 / 23.10.2019
Trump përmes Grenell kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën
Presidenti amerikan Donald Trump, përmes të dërguarit special Richard Grenell, i cili së fundmi u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” duke iu referuar burimeve.
“Ishte një bisedë shumë e vështirë. Grenell fjalë për fjalë e përcaktoi kushtin – Serbia duhet ta njohë Kosovën”.
“Ai gjithashtu tha se Amerika do të ndikojë në Bashkimin Evropian për të rritur presionin mbi Beogradin zyrtar”, i tha ky burim të përditshmes serbe.
Gjatë takimit që pati së fundmi me emisarin amerikan, edhe Vuçiq e kishte pranuar se takimi nuk kishte qenë aspak i lehtë.
























