Kurorëzimi i Perandorit, Meta: Forcim i marrëdhënieve Shqipëri-Japoni
BKT
Shqipëri

Kurorëzimi i Perandorit, Meta: Forcim i marrëdhënieve Shqipëri-Japoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Meta shprehu besimin se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej.

“Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito”, theksoi Meta.

“I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej!”, shtoi Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri