Shqipëri-Bullgari, bashkëpunim për të drejtat e popullsisë që jeton jashtë
Të drejtat e popullsisë, që jeton jashtë kufijve kombëtarë, si: e drejta e votës, e mësimit të gjuhës amtare dhe e shkollimit ishin në qendër të takimit që ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha pati me Kryetarin në Detyrë të Agjencisë për bullgarët jashtë vendit, Dimitar Vladimorov.
Takimi u fokusua në të drejtat e popullsisë, që jeton jashtë kufijve kombëtarë, si: e drejta e votës, e mësimit të gjuhës amtare dhe e shkollimit.
Bullgaria ashtu si edhe Shqipëria, ka një problem të madh demografik, duke pasur një numër të konsiderueshëm popullsie jashtë territorit.
Në këtë pikë, puna e institucioneve kombëtare për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit bëhet edhe më e vështirë.
Prandaj dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë dhe apolitikë në arritjen e realizimit të të drejtave të këtij komuniteti. /ATSh























