11:29 / 23.10.2019
Minaj konfirmon martesën (VIDEO)
Nicki Minaj ka konfirmuar martesën me të dashurin e saj Kenneth “Zoo” Petty.
Reperja 36 vjeçare u martua të hënën me 41 vjeçarin.
Nicki e zbuloi lajmin përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, nën të cilën e ka shkruar emrin e saj të plotë, duke përfshirë edhe mbiemrin e saj të ri.
Nicki dhe Kenneth janë në lidhje që nga vitit 2019 dhe dolën publikisht dhjetorin e kaluar.























