Dua Lipa bëhet aktive në Instagram, tregon për vizitën në Universitet
BKT
Magazina

Dua Lipa bëhet aktive në Instagram, tregon për vizitën në Universitet

Duke qenë se ajo është gati të publikojë albumin e ri, 23 vjeçarja nga Kosova është rikthyer mbrëmë në rrjetet sociale, pasi publikojë një video në të cilën u shfaq tejet atraktive në të brendshme përkrah të cilës shkroi ‘Ju kam munguar’.

Ndërsa, edhe sot gjatë ditës Dua iu është rikthyer postimeve, në disa imazhe që solli së fundi, ylli i muzikës tregoj që ka vizituar ‘Cambridge University’ në Londër.

 

Të hënën vizitova Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të bërë një fjalim në lidhje me atë se si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, shqyrtimi i veçantë i artistëve femra i nënshtrohet mediave dhe mediave sociale, çfarë mund të bëjmë për të bërë një ndryshimi dhe çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri për të thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund isha në një universitet”, ja shkruar Dua teksa shihet plotë elegancë në një kostum me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të lansohet albumi i saj i ri.


MË SHUME NGA Magazina