INSTAT: Rritet numri i turistëve që vijnë në Shqipëri
Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, njofton INSTAT. Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.
Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë. Autoritetet shqiptare deklarojnë synojnë ta kthejnë turizmin në degen kryesore të ekonomisë. Kryeministri Edi Rama shpesh ka përmendur si objektiv arritjen e numrit 10 milionë vizitorëve në vit.























