Prishtina e nis me fitore edicionin e ri në FIBA Europe Cup
BKT
Sport

Prishtina e nis me fitore edicionin e ri në FIBA Europe Cup

Basketbollistët e Prishtinës e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në FIBA Europe Cup.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, bardhekaltrit e kanë mposhtur skuadrën qipriote, Apoel, me rezultat 93:74. Më efikasi tek Prishtina ishte Dardan Berisha, me 32 pikë të shënuara. Prishtina është pjesë e Grupit C, ku përveç Apoelit, ka për kundërshtarë edhe Ventspilsin dhe Bayreuthin.