Liverpool fiton lehtësisht në Belgjikë
BKT
Sport

Liverpool fiton lehtësisht në Belgjikë

Liverpool ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore të lehtë si mysafirë në duel me skuadrën belge, Genk me rezultat 4:1.

Liverpool kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, me golin e shënuar nga Alex Oxlade-Chamberlain.

I njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë në minutën e 57, derisa Sadio Mane, në minutën e 77-të shënoi për 0-3, ndërsa  Mohamed Salah në minutën e 87-të e çoi epërsinë në 0-4. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Stephen Odey, në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup E.