Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Vlorian Molliqaj drejtor i organizatës “Action for Mothers and Children” , i cili do të flasë rreth evenimentit fondmbledhës "Let's Dance 2019".

Për pjesëmarrje në konferencën evropiane të institutit ndërkombëtar teatrore, do të flasë aktori i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit Mentor Zymberaj.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Fikrije Zymberi drejtoreshë e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional, e cila do të flasë rreth themelimin e qendrës për karrierë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme