Superliga vazhdon sot me derbin e zjarrtë Prishtina-Drita
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me derbin e zjarrtë Prishtina-Drita

Sot (e enjte) zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar katër ndeshjet e para të javës së rregullt në Superligën e Kosovës, ku nuk pati befasi.

Të martën, Feronikeli fitoi minimalisht te Vushtrria, ndërsa të mërkurën fitore shënuan Gjilani ndaj Llapit, Trepça ’89 ndaj Ferizajt dhe Drenica ndaj Dukagjinit.

Sot zhvillohen edhe dy takimet e mbetura për të kompletuar javën e 11-të apo fazën e parë të Superligës së Kosovës.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret rivalin e viteve të fundit Dritën në derbin e kësaj jave, me takimin që fillon nga ora 18:00.

Prishtina dhe Drita kanë krijuar rivalitet më madh viteve të fundit

Ndeshja tjetër është e paraparë të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Flamurtarin nga ora 14:00, transmeton telegrafi.

Java e 12-të është e paraparë të zhvillohet në fundjavë.