Shukri Buja: Specialja, dhuratë e deputetëve të Kosovës
Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së kanë thënë se do ta përkrahin këtë kauzë.
Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Neredimes, duke folur për punën e Gjykatës Speciale ka thënë se ndonëse krijimi i kësaj gjykate ishte hap i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën, përsëri kjo gjykatë u ngrit mbi ligjin, që e votuan deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ligjin nuk e kanë miratuar as gjykatësit e as prokurorët e specializuar, por Parlamenti i Kosovës, kurse prokurorët, hetuesit dhe gjykatësit po i kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj nga Parlamenti i Kosovës, nga deputetët që e aprovuan këtë ligj. Është i padrejtë, i dëmshëm dhe i njëanshëm, por është ligj, dhuratë e deputetëve tanë”, ka thënë Buja. “Zëri”























