“​Plisat” ndërrojnë tribunën për ndeshjen ndaj Dritës
BKT
Sport

“​Plisat” ndërrojnë tribunën për ndeshjen ndaj Dritës

Tash e një kohë të gjatë jemi mësuar ti shohim “Plisat” në pjesën lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodh në të ardhmen, pasi që kryesia e tifozërisë nga kryeqyteti ka vendosur që tash e tutje do të vendosen në pjesën jugore të stadiumit.

“Lamtumirë LINDJA”

Në tribunën e lindjes lindën Plisat, por ka ardhur koha që për shkaqe organizimi dhe funksionimi më të mirë tifozërik, Plisat tani e tutje të përkrahin Prishtinën nga tribuna jugore. Prandaj duke kujtuar të kaluarën e lavdishme tifozërike të Plisave dhe për të punuar për të ardhmen, kalojmë në jug të stadiumit, duke ju ftuar të gjithëve të na bashkangjiteni të enjten. Të enjtën shihemi prej orës 16:00 në fanclub !!PRISHTINA - Drita E Enjte 24 tetor (18:00h)NË JUG DO TË KETË VETËM TIFOZ”, thuhet në njoftimin e Plisave.