Ibishi: UÇK-ja nuk i ikën drejtësisë, do t’i përgjigjem ftesës
BKT
Lajme

Ibishi: UÇK-ja nuk i ikën drejtësisë, do t’i përgjigjem ftesës

Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale.

Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së i kanë thënë kësdaj të përditshmeje se do ta përkrahin këtë kauzë.

Nuredin Ibishi, ish-komandant i UÇK-së, i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale, për gazetën ka deklaruar se do t’i përgjigjet kësaj ftese, meqë pjesëtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë.

“Ftesën në cilësinë e dëshmitarit e kam marrë para disa ditësh dhe e kam bërë publike. Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e mi edhe unë do t’u përgjigjem ftesave të kësaj gjykate dhe Dhomave të Specializuara. Sigurisht që do të marr përgjegjësi, pavarësisht se mendoj që kjo është drejtësi përzgjedhëse, por sido që të jetë ne si pjesëtarë të UÇK-së u jemi përgjigjur çdoherë organeve të drejtësisë”, ka potencuar Ibishi.

Mirëpo ai ka thënë se përderisa pjesëtarët e UÇK-së po ballafaqohen me drejtësinë, kriminelët serbë në anën tjetër po gjejnë strehë në Serbi.

“Derisa ne pjesëtarët e UÇK-së në vazhdimësi i përgjigjemi drejtësisë, kriminelët serbë i strehon qeveria e Serbisë ku dëshmi më e mirë është Rezoluta e Kongresit Amerikan për vrasjen mizore të vëllezërve Bytyqi”, ka shtuar ai.


MË SHUME NGA Lajme