Hasani tregon se a do të ketë bojkot nga gjyqtarët e Superligës
Gjatë ditës së djeshme, në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Llapit është sulmuar gjyqtari anësor Meriton Berisha.
Kjo ngjarje ka ngjallur shumë reagime nga personalitete të ndryshme e sidomos nga gjyqtarët e Superligës, të cilët i kanë dalur në mbrojtje kolegut të tyre. Gjithashtu është raportuar se gjyqtarët pritet të bojkotojnë ndeshjet e ardhshme të Superligës së Kosovës në futboll.
Mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodh, pasi që kjo është mohuar kategorikisht nga kryetari i komisionit të gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
“Nuk është e vërtetë që do të ketë bojkot të gjyqtarëve të Superligës”, tha Hasani.
Kujtojmë që është vet Hasani, ai i cili ka qenë i pari që ka reaguar menjëherë pas sulmit ndaj gjyqtarit Meriton Berisha, duke kërkuar që sulmuesit të dënohen sa më shpejt që është e mundur.























