10:05 / 24.10.2019
Djali i David Beckhamit, kopjon babanë me modelin e flokëve
Djali i legjendës së futbollit David Beckham, Romeo, duket se po e kopjon stilin e flokëve të babait të tij që e mbante dikur.
Romeo Beckhami u kap teksa kishte dalë për “shoping” me nënën Victoria dhe villanë Cruz në Los Angeles të mërkurën.
17- vjeçari kishte besim në vetvete derisa u shfaq me një stil flokësh që na kujtonte Davidin dikur.
Ai u shfaq i lumtur pranë të vëllait Cruz 14 vjeç dhe nënës së tij, modeles ikonike 46- vjeçare Victoria Beckham.
Kujtojmë se stilin e njejtë të flokëve, David Beckhami e kishte në vitin 2000.























