NATO tjetër bazë të saj në Shqipëri, ja kur pritet të nisin punimet
BKT
Shqipëri

NATO tjetër bazë të saj në Shqipëri, ja kur pritet të nisin punimet

Pas bazës ajrore vjen një tjetër propozim për NATO-n: Aleanca mund të ndërtojë bazën e saj detare në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pashalimanin, bazën më të rëndësishme detare në vendin tonë e cila shumë shpejt mund të përdoret nga Aleanca e Atlantikut të Veriut ashtu si edhe Kuçova ku vitin tjetër pritet të nisin punimet për bazën e re ajrore.

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes thanë se pas ofertës së paraqitur pak muaj më parë gjatë vizitës së saj në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e Shqipërisë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit dhe punimet pritet të nisin brenda vitit 2025.

Sipas të njëjtave burime, Ministrja Xhaçka, disa ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Ëolters, ku i parashtron edhe planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga Aleanca.

Ministrja e Mbrojtjes mësohet se ka shprehur gatishmërinë e palës shqiptare për hartimin dhe zbatimin e një plani të përbashkët me NATO- n për zhvillimin e mëtejshëm të bazës detare konform standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Propozimi më i ri për NATO-n për një bazë të saj detare në Shqipëri, e vetmja në Ballkan vjen në një kohë kur, rritja e emigracionit të paligjshëm apo kërcënimet për sigurinë që vijnë nga veriu i Afrikës apo Lindja e Mesme shihen si çështje shqetësuese për Aleancën.

Kujtojmë se NATO ka miratuar tashmë vendimin për të ndërtuar në Kuçovë bazën e saj të parë ajrore në Ballkan. Në Janar të këtij viti ishte gjenerali Ëolters, i cili vizitoi Tiranën dhe gjatë takimit me Ministren Xhaçka njoftoi fillimin e punës për bazën e re, punimet për të cilën pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm./Tema


MË SHUME NGA Shqipëri