11:35 / 24.10.2019
Avni Dehari: Sipas raportit Astriti është vrarë e jo vetëvrarë
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka thënë se raporti i Institutit Zviceran i Mjëkësisë Ligjore thotë se Astrit Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë.
Ai për këtë ka kërkuar përgjegjësi të plotë.
“Si prind pres nga organet e drejtësisë që të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit. Raportit të ekspertëve i besojmë se janë profesionistë dhe nuk korruptohen dhe nuk duan ta njollosin karrierën e tyre për hir të interesave politike”, tha ai.
“Konkluzionet janë të qarta, gjithë zinxhiri që ka pasë dorë në vrasjen e Astritit, nuk ndalemi të kërkojmë që secili ta merr në përgjegjësi për vrasjen e tij”, ka thënë ai.























