11:37 / 24.10.2019
Fantastike, Kosova me ngritjen më të madhe në histori
Tanimë është publikuar renditja më e re e kombëtareve nga FIFA.
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të madhe në histori të saj. Kosova tanimë renditët në pozitën e 114, nga pozita e 119 që kishte në renditjen e kaluar.
Kjo ngritje e “Dardanëve” prej 5 pozitash vjen pas një forme të shkëlqyer në të cilën janë duke kaluar djelmoshat e Challandes.
Kosova para kësaj renditje fitoi dy ndeshjet e muajit tetor, atë ndaj Gjibraltarit si dhe ndaj Mali të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2020.
























