“Bomba” e ditës, edhe Inter e do Vedat Muriqin
BKT
Sport

“Bomba” e ditës, edhe Inter e do Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë jetësore me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë në futboll.

Në tetë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, ylli i Kosovës ia ka dalur të shënojë katër gola vendimtar për skuadrën nga Stambolli.

Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe dhe Lazio janë ndër klubet e interesuara për 25-vjeçarin.Më serioz në këtë drejtim duket Manchester Unitedi dhe Tottenhami, klube që tashmë kanë dërguar skoutë për ta përcjellur nga afër Muriqin. 

Megjithatë, sipas mediave turke edhe një tjetër klub i madh është vënë pas Muriqit. Siç raporton “Gunes”, edhe Interi i Antonio Contes ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.

Pavarësisht se ka në dispozicion Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez, Interi kërkon transferimin edhe të një sulmuesi tjetër. Ndryshe, drejtuesit e Fenerbahçes e vlerësojnë tejmase Muriqin, dhe të paktën nuk duan ta shesin në janar.Paraqitjet e tij të mira me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Fenerbahçen kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për sulmuesin shtatëlartë.