Kate Moss shpenzoi milionat në drogë
BKT
Magazina

Kate Moss shpenzoi milionat në drogë

Ajo nuk ka mundur t’i rezistojë kokainës as gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm afrikan Nelson Mendela, në vitin 1998.

Njëra prej manekineve më të suksesshme në botë,  Kate Moss, kishte filluar të përdorë kokainë në moshën 22 vjeçe, ku në ahengjet e ndryshme ajo ka thithur drogë çdo 5 minuta. Miku i manekines së njohur, agjenti i modeleve Gavin Maselle, ka thënë se Kate në mënyrë jonormale është droguar sa herë që është dashur të takohet me të gjatë viteve të miqësisë së tyre të gjatë.

Ajo nuk ka mundur t’i rezistojë kokainës as gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm afrikan Nelson Mendela, në vitin 1998. Jo vetëm që ka thithur katër vija përnjëherë në dhomën e hotelit në Cape Town, por ajo ishte droguar edhe në banjën e njërës prej vilave të njeriut më të vlerësuar në botë. “Më ka tërhequr në banjë derisa Mandela po priste mysafirët. Ka renditur vijat e drogës dhe i ka thithur nga kapaku i tualetit”, ka deklaruar Gavin.

Kate është parë duke thithur kokainë edhe në një studio muzikore. Në atë kohë ajo kishte humbur shumë kontrata milionëshe, pastaj kishte shkuar në rehabilitim në Arizonë, ku edhe ishte shëruar nga varësia e drogës. Gavin thotë se në drogë ajo ka shpenzuar miliona dollarë. Kate tashmë është e këndellur nga droga, por ajo thotë se ende dëgjon zëra të tmerrshëm si pasojë e varësive.

“Kurrë në jetë nuk kam përdorur heroinë. Janë shitur bluza me mbishkrimin ‘Kate është narkomane’, më kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Më ka ardhur t’i them vetes se ndoshta do të ishte më mirë të isha duke përdorur heroinë”, ka deklaruar Moss.


MË SHUME NGA Magazina