Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës në Durrës
Kryetarja e Gjykates se Durresit, Joana Qeleshi ka dhene sot doreheqjen nga detyra. Gazetari i “Panorama” raporton se gjyqtarja Qeleshi ka njoftuar doreheqjen nga posti qe e mbante prej vitit 2013.
Nuk ka ende detaje lidhur me motivin, por mesohet se ajo ka deklaruar se largohet per arsye personale.Emri i Qeleshit nuk eshte i panjohur. Se fundi, vetem pak pas zgjedhjeve te 30 qershorit, emri i saj u lakua ne kohen kur iu dha mandati nga gjykata kryetares se re te bashkise se Durresit, Valbona Sakos.Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.Nderkohe, kujtojme se ne kohen kur Ministria e Drejtesise drejtohej nga Ylli Manjani, per Qeleshin, nga ministri u kerkua hetim i thelle dhe madje edhe shkarkim të gjyqtares së Durrësit, që i ktheu pronën familjes Seçuni, aty ku kompania Omnix e Faadi Mitrit, qe u largua me barrele nga vendi yne, do ngrinte resortin.

Vete gjyqtarja atehere reagoi per mediat, duke thene se “Kam folur përmes vendimit”.
Manjani aso kohe deklaroi se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit”
Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.























