Balla: PE rishpreh fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Balla: PE rishpreh fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë

Parlamenti Evropian votoi sot me 412 vota pro rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Parlamenti Evropian rishprehu sot fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm mbështetën Rezolutën  për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ndodhej në sallë. Së bashku me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Shumë i nderuar të isha sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian, teksa më shumë se 3/4 e deputëtë të pranishëm miratuan rezolutën pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky është moment i rëndësishëm i mbështetjes që PE historikisht i ka dhënë rrugës tonë europiane”, tha Balla. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri