Capital T nderohet me mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj familjeve
BKT
Magazina

Capital T nderohet me mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj familjeve

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, tash e një kohë të gjatë është i angazhuar me aktivitete bamirëse me qëllim të ndihmës të personave në nevojë.

Ai vazhdon të qëndrojë përkrah humanistit nga Prizreni, Halil Kastrati, në shumë prej iniciativave të organizatës së këtij të fundit “Jetimat e Ballkanit”.

Ditën e sotme, 28-vjeçari tregon se është shpërblyer me mirënjohje, për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë

“Capital T, për bashkëpunim dhe kontribut për familjet në nevojë”, shkruhet në mirënjohje, të cilën reperi e ka ndarë me fansat në llogarinë personale, Instagram.

Reperi shqiptar deri më tani i doli në ndihmë shumë familjeve, derisa muaj më parë dhuroi edhe banesë në vlerë 30 mijë euro.

Nga ana tjetër, ai këtë vit korri suksese të mëdha edhe në karrierën e tij muzikore, gjersa arriti kulmin me koncertin “Time Capsule”, të mbajtur në Tiranë muajin e kaluar.


MË SHUME NGA Magazina