Vazhdojnë aktivitetet me fituesit republikanë
BKT
Lajme

Vazhdojnë aktivitetet me fituesit republikanë

Sot nxënësit e filluan ditën me ecje në natyrë duke u ngjitur nëpër bjeshkën e Brodit ku shijuan pamjen e bukur të natyrës.

Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga dje kanë filluar kampet kreative për nxënësit fitues të nivelit republikan.

Janë mbi 200 nxënës fitues në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garën Nacionale të Diturisë, që janë pjesë e kampit kreativ nga 29 komuna të Kosovës vetëm për klasat VI, VII, VIII dhe IX.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit nxënësit janë nën përkujdesje të stafit mjekësor, Policisë së Kosovës, mësimdhënësve si dhe stafit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garën Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 kishin mundësinë të përfshihen në garë. Nga këto gara, në nivelin shkollor, komunal dhe republikan janë shpallur 44,723 fitues.


MË SHUME NGA Lajme